Ervin Bejleri dhe Ola Harizaj e pranojnë hapur: Aq shumë zihemi fqinjët sa na shikojnë shtrembër
Aktorët e njohur shqiptarë, Ervin Bejleri dhe Ola Harizaj, nisën historinë e tyre të dashurisë në spektaklin e humorit ‘Portokalli’. Aty morën famën, por mbi të gjitha fituan zemrën e njëri-tjetrit. Kanë kaluar shumë vite nga dita kur janë njohur, megjithatë vazhdojnë të duhen po njësoj. Nuk kanë pasur rastin të flasin shpesh për jetën e tyre private, por mbrëmjen e djeshme kanë zbuluar detaje të shumta në emisionin ‘Soiree’. Dy aktorët kanë rrëfyer se si lindi dashuria e tyre si dy kolegë dhe si shkon sot marrëdhënia. Ndryshe nga ndonjë çift tjetër që mund ta ketë problem të tregojë për zënkat, Ola e ka pranuar hapur se ata të dy zihen shumë. “Aq shumë zihemi sa na shikojnë fqinjët në pallat shtrembër. Zihemi dhe për gjërat më të vogla”, ka thënë aktorja, sipas Who. Megjithatë ajo ka treguar se Ervini është dashuria më e madhe për të, pavarësisht se nuk mundet të gjejë një arsye se për çfarë e dashuron. Kujtojmë se Ervin Bejleri dhe Ola Harizaj u bënë shumë të njohur në ‘Portokalli’ me rolin e Vinit dhe të Silvës.