Rovena Domi: Mes luksit dhe udhëtimeve, si i përballoj paragjykimet për jetën ndryshe nga normalja

Jeton në luks dhe shëtit botën. Rovena Domi, është miss-i që solli çmimin “Miss Fotozhenia” në Shqipëri, me përfaqësimin e vendit në “Queen of the World 2010”, që u mbajt në Nurburgring të Gjermanisë para tetë vitesh. Tashmë ajo tërheq vëmendjen me stilin e jetës që ekspozon në rrjetet sociale, ku jep idenë e vajzës së bukur që s’i mungon asgjë. Si ka arritur deri këtu, takimet me njërëz të famshëm, paragjykimet për jetën ndryshe, dhe kriteret për mashkullin e duhur i rrëfen në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Rovena-Domi-2

Makinë e shtrenjtë dhe udhëtime pafund, dikush mund të pyesë si arrite në këtë standard të lartë jetese?
Mund të them “e përkëdhelur nga fati”. (Qesh) Gjithsesi faleminderit për evindetimin por për mua janë gjëra që bëjnë pjesë në një jetesë normale. Me një nivel të tillë jetese jam rritur e thjesht kam vazhduar ta mbaj të tillë.

Një ish-miss që tani shëtit botën. Ke ndonjë angazhim që udhëton kaq shumë dhe si reagojnë biznesmenë apo sipërmarrës të ndryshëm kur të takojnë nga afër?
Udhëtimet për mua janë pasion dhe dëshirë, pa të cilën nuk bëj dot ndryshe. Realisht janë pushime Weekend-esh, dhe nuk mund të specifikoj një arsye konkrete si angazhim bazë por thjesht në cilësinë e pushimeve. Reagimet në rastet kur kam udhëtuar vetëm janë paksa të dukshme. (Qesh) Mund të them që tregohet një interes më i madh, sesa kur je e shoqëruar nga familja apo i afërm tjetër.

Rovena-Domi-3

Pak kohë më parë të kemi parë që shoqëroheshe me të dashurën e stilistit të famshëm Philip Plein. A ekziston dashuria tek çifte të tilla me kaq famë dhe para?
Ishte një shoqërim në Kanë para pak kohësh në periudhën më të bujshme që mbahet në atë qytet siç është ajo e Festivalit të filmit në Cannes. U rastisëm në të njëjtin ambient me çiftin e njohur, dhe ai ishte i shoqëruar nga e dashura e tij Morgan Britt, një vajzë tej mase e bukur. Ishin njëkohësisht një çift i mrekullueshëm sa të famshëm aq edhe të thjeshtë me njerëzit përreth. I takova me shumë dëshirë. Ata ndjeheshin shumë mirë me njëri-tjetrin sa mund ta cilësoja “një dashuri në termat madhore”.

Rovena-Domi-4

Po ti e ke gjetur dashurinë, dhe është pasuria e partnerit një kriter bazë për të thënë “po”?
Të gjesh partnerin e ëndrrave është diçka që vjen natyrshëm dhe spontanisht. Si kushdo person edhe unë kam ato kriteret e mia bazë (qesh).Por le të themi që pasuria dhe ana finaciare janë plotësim i nevojshëm, që duhet të ketë ndaj meje. Por jo gjithçka.

Rovena-Domi-5

Nëse do të pyesnin cila është pasuria që ke deri tani si do të përgjigjeshe?
Pasuria më e madhe është një jetesë e rregullt me virtyte e përkushtim ndaj vetes dhe familjes e më pas vijnë gjërat e tjera, të cilat mund të duken nga ana sipërfaqësore, por deri në këtë aspekt ngelen. Mund të them që jetoj mirë dhe konform mundësive që kam.

Duke u nisur nga fakti që ke një jetë të mirë, martesa ëshët një plan i afërt apo i largët?
Martesa për mua është diçka e shenjtë dhe që do një përkushtim madhor në çdo aspekt në atë familjar dhe atë moral. Nuk jam gati për këtë fazë, por me shumë dëshirë kur të jetë koha e duhur le të ndodhë (qesh).

Rovena-Domi-6

Çfarë ambiciesh ke për jetën tënde profesioniale, të pëlqen të investohesh në showbiz, apo të jesh një biznesmene larg vëmendjes së publikut?
Larg vëmendjes së publikut nuk e përjashtoj dot pasi kur njihesh në shoëbiz, fama dhe publiku bëhen pjesë e jotja. Ndërsa në kuadrin e Fakultetit Juridik që kam mbaruar them që është diçka më private si profesion, sesa të jesh në televizion, revista apo emisione të cilat janë domosdo pjesë e publikut dhe shoëbiz-it.

Bukuria jote është origjinale, dhe do të provoje të ndryshoje diçka?
Nuk jam kundra ndërhyrjeve e kam shprehur gjithnjë e pse jo pas disa viteve kur të shoh diçka që vërtet është e nevojshme për ta kryer do e bëja.

Rovena-Domi-7

Meqë ke udhëtuar kaq shumë, mendon se në Shqipëri ia vlen të jetosh?
Tirana është shumë e bukur sigurisht që jetohet mirë, por unë do të preferoja shumë qytete si Munich ose Vjenë.

Ka ndodhur që ke rënë e paragjykimeve dhe për çfarë?
Paragjykimet në Shqipëri janë shumë evidente ndaj një jetese normale e jo më nëse shohin diçka ndryshe nga normalja. Por jam mësuar tashmë e nuk më bëjnë më përshtypje, për aq kohë sa jam e qetë me veten.

Rovena-Domi-1