Diellza Kolgeci, nënë për herë të parë në moshën 41-vjeçare, historia e dashurisë me basketbollistin 11 vjet më të ri

Muajin e kaluar u zbulua se modelja e njohur shqiptare Diellza Kolgeci është shtatzënë për herë të parë në moshën 41- vjeçare, fëmijë që vjen në jetë nga lidhja e saj disamujore me basketbollistin 11 vjet më të ri, Fisnik Rugova.

Javën që lamë pas, ajo mbajti baby shower në Prishtinë, ku edhe u zbulua gjinia e fëmijës, pasi edhe ajo vetë nuk e dinte nëse do të ishte djalë apo vajzë. Por, pas një befasie nga i dashuri i saj, Fisniku, u kuptua që ata janë në pritje të një vajze.

Diellza-Kolgeci-3

Pas asaj feste ishte vetë miss-i që postoi albumin e realizuar gjatë kësaj feste të paharruar për të, ku duket përrallore me një fustan të bardhë, e rrethuar nga familjarët dhe miqtë e saj. Për herë të parë ajo zbuloi edhe fotot me të dashurin e saj shtatlartë, lidhja me të cilin evoluoi në vetëm pak kohë.

Po si nisi romanca e dashurisë së ikonës së bukurisë me futbollistin, vetëm pak kohë nga ndarja në pranverën e 2018-s me ish-të fejuarin prej disa vitesh, Nol Fetoshin?

Sipas mediave të Kosovës, Diellza duket se ka gjetur personin e duhur, pasi ajo është kokë e këmbë e dashuruar. Sipas burimeve pranë çiftit ata njihen prej vitesh, pasi janë të dy nga Prishtina, por lidhjen e nisën as një vit më parë.

Diellza-Kolgeci-2

Thuhet se ndjenjat e tyre janë shumë të forta për njëri-tjetrin dhe kjo ka bërë që të ndërtojnë një jetë të re së bashku, duke sjellë në jetë dhe fëmijën e tyre. Diellza, sipas burimeve të “Indeksonline”, është afër muajit të pestë të shtatzënisë.

Edhe pse kanë një lidhje me diferencë moshe, ata kanë marrë miratimin e familjes dhe shoqërisë, të cilët kanë qenë në dijeni për lidhjen dhe dashurinë e tyre qysh në fillimet e para. Vlen të theksohet se Diellza dhe Fisniku nuk janë shumë të ekspozuar me fotografi të përbashkëta në rrjetet sociale, edhe pse kanë disa muaj që ata nuk ndahen në asnjë moment nga njëri-tjetri.

Diellza njihet si vajza e lidhjeve të gjata, pasi para lidhjes së gjatë me arkitektin Nol Fetoshi, vite më parë, Kolgeci ka qenë në lidhje edhe me basketbollistin shqiptar të Sigal Prishtinës, Edis Kurajën. Diellza është e njohur për publikun si modele, aktore, prezantuese dhe këngëtare, ndonëse në këtë të fundit e ka sprovuar veten shumë më pak.

Diellza-Kolgeci-4

DIELLZA KOLGECI, VAJZA QË I BËN TË GJITHA

Për ambiciet, fushat e artit dhe televizionit që ka prekur, mediat e kanë cilësuar Diellza Kolgecin si “vajza që i bën të gjitha”. Me ambicien e pashoq, ajo ka zgjedhur që t’i bëjë të gjitha, aq sa edhe për të vetë është e vështirë që të numërojë fushat ku ka eksperimentuar deri më tani.

Sa i përket muzikës, ajo bëri bujë me klipin e saj të parë muzikor “Si Kleopatra”, si dhe me shfaqjen për herë të parë me një pjesë kërcimi në këngën e Armend Rexhepagië, me të cilën ky i fundit debutoi te “Kënga Magjike 2006”.

Diellza-Kolgeci-5

Muzika nuk ka qenë ndonjëherë qëllim në vetvete për të, pasi marrëdhëniet më të mira i ka me pasarelat e modës dhe dizajnin. Ajo ka pasur një atelie të vetën, klientë të së cilës u bënë emra të njohur të artit, ndërsa ajo vetë u përzgjodh si modele për disa marka veshjesh e reklamash prestigjoze jo vetëm në Kosovë, por edhe në disa kryeqytete të mëdha të botës si; Paris, Milano e New York.

Si pjesëmarrëse në “Miss Body of Europe”, mbi një dekadë më parë, ajo deklaroi se kishte bërë plan të shkruante një roman autobiografik. Ajo ka provuar edhe aktrimin, ndërkohë që publiku shqiptar e njohu edhe më shumë si prezantuese të “E Diell” disa vite më parë dhe si pjesëmarrëse e “Dancing with the stars”.

Diellza-Kolgeci-1