Era Istrefi me xhaketë mbi 2 mijë euro
Era Istrefi shquhet si njëra ndër këngëtaret që vishet më se bukuri sa u përket fytyrave të skenës muzikore shqiptare dhe po ashtu, goxha shtrenjtë meqë gjithmonë zgjedh marka që janë top brande botërore. Dhe njëra ndër veshjet e saj të fundit është super e kushtueshme, ndonëse në shikim të parë s’na e jep përshtypjen e veshjeve luksoze! Sipas faqes në Instagram “What They Wearing”, xhaketa e fundit e Era Istrefit e markës Versace, ka një çmim marramendës, shkruan Prive. Xhaketa e mëndafshtë me print alfabeti, ka kushtuar plot 2100 euro.