Pas mesazheve të tradhtisë, Rezart Veleshnja zbulon marrëdhënien aktuale me partneren
Pak ditë më parë në media bëri bujë një lajm ku thuhej se aktori i njohur i “Portokalli”, Rezart Veleshnja, ishte ndarë nga partnerja e tij. Në ‘Instagramin’ e aktorit u publikuan disa mesazhe ku Rezarti e ofendonte rëndë të dashurën e tij, pasi ajo e kishte tradhtuar.
Disa orë pas publikimit të këtyre mesazheve aktori sqaroi për publikun se ato nuk i kishte shkruar ai, por nje person tjetër që i kishte vjedhur ‘Instagram-in’. Situata e pakëndshme e kishte shqetësuar shumë aktorin, por duket se kjo nuk ka ndikuar aspak në marrëdhënien e tij me partneren.
Së fundmi Rezarti ka publikuar në ‘Instagram’ një foto ku tregon se e dashura e tij i ka dërguar disa mesazhe dhe mbi foto ai shkruan “Të dua”, shkruan Who. Aktori ka preferuar që lidhjen e tij ta mbajë larg vëmendjes mediatike duke mos zbuluar asnjë detaj për të dashurën e tij.