19 gratë e famshme mbi të 50-at që nuk kanë bërë kurrë operacione plastike
Njerëzit e famshëm i nënshtrohen kirurigjisë plastike për t’u dukur më të rinj është çfarë dëgjojmë shpesh. Hundët e reja dhe buzët e fryra tashmë nuk na bëjnë më përshtypje. Por edhe mes të famshmeve ka gra, të cilat nuk kanë frikë nga plakja dhe u thonë “jo” nga botox-i e deri tek bisturia. Historitë e disa modeleve dhe aktorëve të famshme që zgjedhin të plaken në mënyrë të këndshme do t’ju impresionojnë! Në këtë artikull, ju do të shihni fotot e 19 bukurive në kohë të ndryshme dhe që duken njësoj!
Në një prej intervistave të saj, aktorja tha se kurrë nuk kishte bërë ndërhyrje estetike. Kjo është receta e saj e bukurisë; një miks i ushqimeve organike dhe kremra të mirë fytyre.
Sharon Stone
Sharon Stone blen kremra fytyre farmaceutike. Në një intervistë ajo pretendoi se nuk bërë kurrë ndërhyrje plastike.
Brooke Shields
Modelja pranoi se e kishte provuar botox-in, por nuk i kishte pëlqyer rezultati. Modelja nuk do t’i kthehet më kësaj eksperince.
Salma Hayek
Në intervista të ndryshme aktorja ka thënë se kurrë nuk i është nënshtruar kirurgjisë plastike.
Jodie Foster
Jodie Foster mendon se shoqëria modern e bën gruan të transformojë veten sipas standardeve të modës. Aktorja është kundër kirurgjisë plastike dhe nuk u frikësohet rrudhave.
Andie MacDowell
Andie MacDowell është e sigurt se nuk i nevojitet as botox-i dhe as lifting i fytyrës. Ajo thjesht kujdeset për lëkurën e saj dhe ndjek një stil jetese të shëndetshme.
Emma Thompson
Aktorja së bashku me Kate Winslet dhe Rachel Weisz themeluan “The British Anti-Cosmetic Surgery League”. Emma i pagëzoi injeksionet e Botox-t “çmenduri”. Ajo nuk ua rekomandoi ato askujt.
Sigourney Weaver
Aktorja është shprehur së fundi se i pëlqen plakja dhe se nuk sheh asgjë të tmerrshme tek rrudhat.
Lauren Hutton
Top modelja e viteve ’70-të është krenare për rrudhat e saj. Lauren duket me një pamje të mrekullueshme në sajë të vajit të kokosit, të cilin e përdor që nga mosha 22-vjeçare.
Halle Berry
Aktorja ka deklaruar se nuk ka bërë kurrë kirurgji plastike. Halle Berry është një fanse e sportit; në Instagramin e ajo poston shpesh foto duke u ushtruar.
Michelle Obama
Bashkëshortja e ish-Presidentit të SHBA-ve nuk ka bërë ndërhyrje estetike ende. Gjithssi ajo thotë: “Kurrë, mos thuaj kurrë!”
Cindy Crawford
Topmodelja kujdeset për lëkurën e saj rregullisht. Cindy pëlqen maskat mikroabrazion, sunscreen, dhe produktet hidratuese.
Julianne Moore
Julianne Moore nuk e vret mendjen për plakjen. Aktorja pëlqen jogën dhe dashuron ushtrimet kardio.
Meryl Streep
Meryl Streep e thhotë gjithmonë që është kundër ndërhyrjeve plastike. Asaj i pëlqen ta provojë teorinë se gratë janë si vera; ato bëhen më të mira me kalimin e moshës.
Sissy Spacek
Sissy Spacek kurrë nuk është kthyer tek operacionet plastike, po është shprehur se nuk është kundër rregullimit të fotove.
Sophie Marceau
Aktorja franceze nuk e ka ndryshuar kurrë pamjen në mënyrë drastike. Në mënyrën si u shfaq në The Annual César Film Awards ajo vetëm vërtetoi se ende mund t’i impresionojë fansat e saj.
Isabelle Huppert
Isabelle Huppert është duke u plakur në mënyrë të mrekullueshme. Sekreti i pamjes së saj është kombinimi i make-up të clësisë së lartë me elegancën.
Juliette Binoche
Aktorja franceze shpesh tallet me femrat që janë të dashurura pas botox-it dhe implantit të gjoksit. Rekomandimi i saj është vetëm të pini më shumë ujë për të dukur mrekullueshëm.
Victoria Ruffo
Aktorja meksikane dhe ylli i “Simply Maria” dhe serialeve televizive preferon bukurinë natyrale. Në Instagramin e saj ajo poston shpesh foto pa filtra, pa asnjë pendesë./Burimi: Brightside