Nga vendi te kodi i veshjes, ja si do të jetë koncerti i Elvana Gjatës në Prishtinë

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Elvana Gjata, u shpreh pak ditë më parë se me muzikën do të gjejë forcën që të lërë pas në të shkuarën gjithçka.

E mesa duket kështu po ndodh. Gjata do të mbaj një koncert më 17 shkurt në Prishtinë, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Elvana-Gjata-2

Deri tani ishte bërë e ditur se eventi do të mbahej nën mbikëqyrjen e bashkëshortes së Kryeministrit kosovar, Anita Haradinaj. Por burime për “Iconstyle” kanë zbuluar detaje të tjera rreth koncertit gjigant.

Koncerti do të mbahet në qendrën kulturore “Klan Kosova” dhe do të nisë pas orës 20:30. Elvana do të jetë e vetmja këngëtare që do të ndezë atmosferën e sallës me performancën e saj për Pavarësinë e Kosovës.

Elvana-Gjata-1

Në ftesën e publikuar janë shkruar detajet e kodit të veshjes, që është formal, apo veshje për kokteil. Pas koncertit, të ftuarit do të shijojnë pije në “Klan Kosova”.