Flet Sabiani nga pozitat e babait: Vajza ime Keisi e ka Seldin si vëlla, por dhe si dhëndër do e kisha pranuar pa kompleks
“S’ka dashni” është dueti më i përfolur së fundi në showbiz që ka skenën dhe prapaskenën e tij. Seldi Qalliu ka realizuar një këngë me Keisi Medinin, vajzën e mikut të tij në muzikë Sabianit.
Ndjekësit dhe mediat online e komentuan si një lidhje dashurie që u vulos me një klip, por të vërtetën e rrëfen për “Panorama Plus” vetë Sabiani nga pozitat e babait.
Vajza juaj Keisi sapo ka hyrë në tregun muzikor me duetin e parë me Seldi Qalliun. Si lindi ky duet?
Keisi ka qenë në fazë përgatitore për të realizuar një këngë, por pa pasur diçka konkrete. Ndaj, çdo gjë për këngën që realizoi me Seldin ishte spontane, pasi unë me Seldin kemi më shumë se 1 vit që bashkëpunojmë nëpër koncerte. Seldi më tregoi këngën dhe menduam përse mos të ishte Keisi në këtë këngë. Kështu që, pa e menduar dy herë, në një kohë shumë të shkurtër e realizuam.
Si profesionist që je, mbete i kënaqur nga pritja që i bëri publiku debutimit të parë të vajzës suaj?
Publiku e dha pëlqimin dhe vlerësimin për këtë këngë. Kështu që unë si babi i Keisit dhe si vëlla i Seldit, personalisht ndihem krenar dhe i kënaqur. Tashmë, Keisi e ka hapur rrugën për një Flet Sabiani nga pozitat e babait: Vajza ime Keisi e ka Seldin si vëlla, por dhe si dhëndër do e kisha pranuar pa kompleks karrierë si këngëtare.
Kjo do të thotë se e ka marrë seriozisht dhe po punon për këngë të tjera?
Po, ajo është në përfundim të këngës së saj të dytë e që shpresoj se do jetë një sukses i radhës. Kam besim te talenti dhe aftësitë e Keisit.
Ndalojmë pak te komentet që janë bërë për një lidhje të mundshme të vajzës suaj me kolegun në muzikë Seldin. Në dijeninë tuaj ka të vërtetë në këtë mes?
Sa për komentet se Keisi dhe Seldi janë çift është aludim ordiner mediatik, nga ato të tipit që ta bëjnë dajën hallë dhe hallën dajë. S’ka asgjë midis tyre. Seldi ka qenë mik i hershëm i familjes sime, kështu që është dhe si vëllai i madh për Keisin. Por të them të drejtën, edhe po ta kisha dhëndër Seldin s’do isha në dilemë, do e kisha pranuar pa kompleks. (qesh)
Si ndihesh kur vajzën jua komentojnë për gjëra të tilla?
Keisi është e vogël dhe nuk është mirë që mediat t’i përmendin gjëra të tilla. Pa nisur ende karrierën, kapen me jetën intime sikur të jenë perversë.
Keisi njihet edhe si fotomodele, cilat janë prioritet e saj për momentin?
Keisi momentalisht është fokusuar komplet te shkolla dhe karriera që sapo ka nisur. Çdo aludim tjetër është kamuflazh mediatik abuziv./ PANORAMAPLUS