Horoskopi i datës 11 shkurt 2019 nga Susan Miller
Dashi
Nëse arrini ta kapni në ajër mundësinë, do të keni fatin të punoni krah për krah me persona të një niveli të lartë nga të cilët mund të mësoni shumë. Mos harroni ata që ju kanë treguar dashamirësi për të ndjekur ëndrrat tuaja.
Demi
Do të reagoni me vendosmëri gjatë një momenti pasigurie. Do të tundoheni t’i tërhiqni përsëri vëmendjen një personi të dashur, por më pas do të hiqni dorë për shkak të sedrës.
Binjakët
Në punë do t’ju kërkohet të bëni një sakrificë të vogël, që nuk do ta prisni me buzëqeshje. Duroni, sepse Jupiteri mik është gjithmonë i vëmendshëm për t’ju shpëtuar nga çdo pengesë që ju del gjatë rrugës.
Gaforrja
Mund t’ju lindin dyshimet dhe druajtja për të hyrë në lojë. Mos kini frikë të ndiqni rrugën që ju thotë zemra. Vazhdoni ta mbani nën kontroll bilancin tuaj ekonomik. Priten shpenzime, madje edhe të papritura.
Luani
Dëshira për të përfituar nga mundësitë e mira të dhuruara nga Jupiteri dhe Saturni, që i buzëqeshin Hënës në shenjën tuaj do të shpërblehet. Futjuni punës. Sot do të jeni në humor të mirë, do të keni dëshirë të qëndroni afër dhe të ndihmoni njerëzit.
Virgjëresha
Mos kërkoni zgjidhjen më të thjeshtë për ta bërë rrugën më të lehtë, pasi mund të mbeteni pa gjë! Mos e ekzagjeroni me kritika, nëse një koleg nuk ka qenë në lartësinë e duhur të pritshmërive. Vlen më mirë ta ndihmoni.
Peshorja
Jupiteri në qiellin tuaj i buzëqesh Hënës dhe Diellit. Sot do të jeni optimist dhe do t’ia dilni të merrni çdo gjë që doni me angazhim minimal. Potenciali krijues është në nivelet më të larta.
Akrepi
Qëndroni afër një bashkëpunëtori që ka zakon të flasë pak si shumë. Ka rrezik që të përhapë fjalë jo shumë të mira për ju. Mund t’i kërkoni këshillë kujt të doni, por mos lejoni të ndikoheni për zgjedhjen e dashurisë.
Shigjetari
Nuk është më koha t’i lini gjërat për më vonë. Shikoni thellë brenda vetes dhe përballuni me sqarimet e nevojshme me partnerin. Dëshira juaj për të jetuar i lirë do të gjejë mbështetje tek një mik i dashur.
Bricjapi
Fronti i dashurisë me Venusin armiqësor është pak i dobësuar. Shumë mendime, shumë ftohtësi, shumë vetëkontroll, shumë të larguar. Nëse do të ndërthurni fantazinë me sensin praktik, do të arrini një qëllim që ia keni vënë syrin shumë kohë përpara.
Ujori
Një projekt i çuar përpara me zgjuarsi do të japë rezultatin e pritur. Nuk ju mbetet veçse të vazhdoni përpara me personat që keni zgjedhur në veprimtarinë e ndërmarrë. Përpiquni të mos i lëndoni ata që doni.
Peshqit
Keni një këndvështrim të idealizuar të raportit në çift. Por kujdes, duke zgjedhur një dashuri të pamundur, mund të harroni për gjërat e bukura që keni pranë vetes. Do të keni shumë ide te reja, madje edhe aftësinë praktike për t’i zbatuar ato.