Pas ndarjes së dhimbshme Xheni pranon se takohet me Bernardin

Vitin që kaloi, formati i ‘Big Brother Albania’ solli një risi. Ndryshe nga herët e tjera, loja u zhvillua nëpërmjet çifteve dhe si diçka e re, kjo gjë u komentua shumë. Përveç konkurentëve që u futën që në fillim bashkë, brenda në shtëpi u krijuan edhe shumë çifte të reja.

Xheni-Mhillaj-2

Ndër më të preferuarit ishin dhe Xheni me Bernardin, të cilët e vazhduan lidhjen e tyre edhe pas daljes nga shtëpia më e madhe në Shqipëri, por fatkeqësisht, lidhja e tyre nuk zgjati shumë. Fillimisht kjo gjë u vu re fansat e tyre dhe më pas, ishte vetë çifti që deklaroi ndarjen në ‘Instagram’. Edhe pse të dy janë komentuar shumë për lidhje të reja të mundshme, mesa duket, Xheni dhe Bernardi vazhdojnë të kenë një marrëdhënie të mirë bashkë dhe vazhdojnë të takohen.

Xheni-Mhillaj-1

Këtë gjë fillimisht e ka thënë Bernardi në një video live në ‘Instagram-in’ e tij dhe më pas Xheni e ka konfirmuar pasi është pyetur nga fansat e saj. Asnjëri nga të dy nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me takimin, kështu që nuk e dimë nëse dyshja po përpiqet të bëjë lidhjen e tyre të funksionojë dhe një herë tjetër, apo thjesht kanë mbetur miq të mirë pas ndarjes./revistawho.com