Stresi del shpejt nga burgu, shoku i ngushtë i zbuloi sekretin

Prej 17 tetorit të 2018-s, Stresi ndodhet pas hekurave pasi u arrestua për trafikim lëndësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Pavarësisht kësaj këngëtari vazhdon që të përgatitet për të sjellë hite të reja. Në një intervistë së fundmi për emisionin “Top Koha”, miku i tij Anestezioni zbuloi se Stresi do të dalë shumë shpejt nga burgu dhe foli për projektet e tij. “Nga kontaktet e fundit që kam pasur me Stresin më ka treguar se ka shkruar shumë këngë të reja. Më ka premtuar se do të rikthehet shumë shpejt dhe fuqishëm. Ai del shumë shpejt nga burgu pasi nuk ka asnjë fakt, që dëshmon për fajësinë e tij dhe në muzikë do të rikthehet më fuqishëm se kurrë”, u shpreh Anestezioni, sipas Iconstyle. Kështu që fansat e reperit me siguri do të jenë shumë të lumtur tashmë!