Riselda Sejdija: 15 vitet e martesës sime me Ajdinin
Të shtunën Riselda Sejdija ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut. Koreografja e njohur ka rrëfyer planet e saj për zhvillimin e një dasme madhështore në përvjetorin e 15-të të martesës së saj me Ajdin Sejdija.
Ndër të tjera Riselda ka folur edhe për raportin e tyre në çift, a ka xhelozi mes tyre apo si reagojnë ndaj njëri-tjetrit në situata të tilla. “Në 2020-ën ne bëjmë 15 vite martesë. Duke kaluar vitet dhe duke u zbehur kjo gjë. Sigurisht që xhelozira nga më të ndryshmet ka. Nuk ka të shumta si fillimet kur u njohëm. Tani primar është Brahimi.
Ajdini e ka zakon, nuk e bën me të keq (sheh telefonin). Më pyet pa të keq kush mori, mami të mori? Prapë mami të mori. Telefoni im bie 3 herë i tiji 40 herë”, ka treguar me shaka Riselda, sipas Alpeneës. Epo le të themi se të gjithëve na ka ndodhur të paktën njëherë një situatë e tillë.