Përballja e VIP-ave në tapetin e kuq, kush u vesh më bukur në SAG Awards
Ditën e diel u mbajt ceremonia vjetore e SAG Awards në Los Angeles. Një numër i madh të famshmesh udhëhoqën listën e të veshurave më bukur në tapetin e kuq, ku mund të përmendim, këngëtaren Lady Gaga dhe aktoret Catherine Zeta-Jones, Margot Robbie dhe Robin Wright. Lady Gaga bëri që të gjithë t’i kishin sytë mbi të pasi kishte zgjedhur një fustan të bardhë të Dior Haute Couture. Aktorja 32-vjeçare dukej e mahnitshme me të çarën anash fustanit që i nxirrte në pah këmbën e tonifikuar. Pas nuk mbetej 49-vjeçarja Catherine e cila kishte veshur një fustan me temina nga Zuhair Murad, që i ekspozonte dekoltenë, sipas IconStyle. Për më tepër shihni fotot e mëposhtme për të veshurat më bukur në SAG Awards.