Prishet miqësia mes Florit dhe Fifit? Këngëtarja reagon për herë të parë: Është pak si shumë…
Disa javë më parë kantautori Flori Mumajesi dhe këngëtarja Fifi u bënë kryefjala e mediave rozë për shkak të një videoje ku shfaqeshin në momente romantike me njëri-tjetrin.
Në videon e publikuar online, fytyrat e tyre afroheshin aq shumë, prekjet ishin aq të vërteta, saqë të bënin të mendoje se mes Florit dhe Fifit kishte më tepër sesa miqësi.
Në fakt as Flori dhe as Fifi nuk e kuptuan sesi doli online kjo video, por këngëtarja tha se është më mirë që ndodhi kështu. Por që të dy e mohuan se janë në një lidhje.
Por së fundmi, kemi vënë re se Fifi dhe Flori nuk janë më miq në “Instagram”, dhe kjo na bëri të dyshojmë se marrëdhënia e tyre mund të mos jetë si më parë.
E pyetur për këtë veprim, Fifi u shpreh se kjo ishte një temë shumë private, mirëpo pavarësisht ç’ka ndodhur, këngëtarja ka treguar hapur se ajo dhe Flori duhen akoma.
“Besoj që është pak si shumë private si temë, por gjithsesi ne besoj se jemi miq me Florin dhe duhemi akoma”, ka rrëfyer Fifi për “Iconstyle”.