E bija Anna feston 10 vjetorin si princeshë përrallash, preket Ardit Gjebrea

Ardit-Gjebrea-2

Për producentin dhe showman-in Ardit Gjebrea, fundjava ka shënuar një ngjarje shumë të rëndësishme. Vajza e tij Anna u bë 10 vjeçe. Arditi është treguar një baba shumë i kujdesshëm dhe ka menduar një mënyrë të veçantë, se si e vogla e tij ta ruajë gjatë në kujtesë 10 vjetorin.

Ardit-Gjebrea-3

Gjebrea ka organizuar një mbrëmje festive spektakolare në një ambient të përgatitur si në ëndrra. Nga video e publikuar në “Instagram” paraqitet dhe hyrja e mirëmenduar.

Në formën e një tuneli plot drita shfaqen njëra pas tjetrës fotografitë e Annës, që nga mosha 1-vjeçare e deri në atë të një dekade të plotë, ku si një surprizë e këndshme del vetë ajo duke shqiptuar togfjalëshin “Mirëserdhe!”, shkruan Who. Ndërkohë babi Arditi i emocionuar ka shkruar: “Sa shpejt ikin vitet… Kur ishte 1 e kur u bë 10 “. Më pas, ai ka publikuar edhe foto të tjera të Annës gjatë mbrëmjes, e cila duket si një princeshë e veshur me një fustan të bardhë përrallash. Nuk kanë munguar as urimet e pafundme plot dashuri të ndjekësve.