Orteku i mori jetën, çastet e fundit të zv/ministrit me miqtë
Vetëm pak orë para se orteku i dëborës ti merrte jetën. zv/ministri kosovar Arian Daci kishte postuar fotot e fundit nga skiimi në Brezovicë.
Siç shikohet edhe nga fotot e publikuara nga ai vetë, Daci ishte në shoqërinë e miqve të tij.
Në krah të tij ishte edhe miku i tij Ardian Bakalli, i cili për fat të mirë u shpëtua në momentin e fundit nga orteku që i zuri në befasi.
Fotoja e fundit që Daci ka hedhur në Instagram është në një lokal në Brezovicë.
Ngushëllime për humbjen e jetës së tij i ka shprehur familjes edhe kryeministri Ramush Haradinaj, ndërkohë që duhet të kujtojmë se viktima ishte djali i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Nexhat Daci. D. L