Horoskopi i datës 26 janar 2019 nga Susan Miller

DASHI
Falë Mërkurit mik në shenjën tuaj do të jeni në qendër të vëmendjes në sektorin social për idetë tuaja origjinale dhe mjaft të vlefshme. Mendja juaj do të jetë aktive duke prodhuar vazhdimisht projekte të reja.
DEMI
Jepuni më shumë hapësirë interesave të reja dhe aktiviteteve krijuese, sepse në këtë periudhë ndiheni si të burgosur në rutinën e përditshme. Do të keni një nuhatje të mirë për sa u përket bizneseve të ndryshme.
BINJAKËT
Do të çuditeni dhe vetë se si po ju buzëqesh fati sot. Disa punë do të zhvillohen ashtu siç e prisnit ju, duke ngritur në qiell imazhin dhe prestigjin tuaj. Në qoftë se jeni të dashuruar mund t’i jepni nuanca shumë interesante marrëdhënies suaj.
GAFORRJA
Lirojeni mendjen nga shqetësimet e kota dhe përqendrohuni më shumë te mirëqenia juaj fizike. Keni shumë ide në mendje, por duhet të tregoheni edhe realistë, nuk mund t’i realizoni të gjitha. Sektori sentimental nuk paraqitet edhe aq keq.
LUANI
Në mbrëmje do të jetë dikush që do ta limitojë shumë lirinë tuaj. Një marrëdhënie sentimentale do t’ju vërë me shpatulla pas muri. Në qoftë se dëshironi të dilni me kokën lart nga kjo situatë duhet të vendosni njëherë e mirë se çfarë keni ndërmend.
VIRGJËRESHA
Do të ndiheni dyshues dhe pak nervoz sot, si shkak i disa kundërshtimeve planetare. Në qoftë se dëshironi të shmangni pakënaqësi tregohuni preciz, të përpiktë dhe organizativ si asnjëherë. Ndonjë zënkë e vogël me njeriun e zemrës nuk përjashtohet.
PESHORJA
Parashikohet një ditë mjaft e kënaqshme për ju sot, sepse do të keni mundësi të realizoni çdo iniciativë që do të merrni. Do të karakterizoheni gjithashtu nga një dëshirë e madhe për t’u rrethuar nga për të gjetur stimuj të rinj dhe kënaqësi të reja.
AKREPI
E rëndësishme për ju sot është të zgjidhni çështje që i zvarrisnit prej kohësh, edhe pse kërkojnë kohë e qetësi e në ndonjë rast të merrni edhe vendime drastike. Kujdes, mos u tregoni shumë të shkëputur nga një marrëdhënie që ju intereson.
SHIGJETARI
Pozicioni aspak i favorshëm i yjeve në qiellin tuaj do ju sjellë ndonjë tension të vogël në marrëdhënien me partnerin. Mundohuni të tregoheni tolerantë. Mundohuni të mos tregoheni kokëfortë dhe të rreptë.
BRICJAPI
Hëna në kundërshtim nuk ju shqetëson aspak, në të kundërt ju bën më të ndjeshëm ndaj problemeve dhe kërkesave të familjes suaj. Mund të vendosni të kaloni pak nga koha juaj me të afërm që nuk i shihni prej kohësh.
UJORI
Mos prisni që të tjerët të vijnë t’ju kërkojnë, merrni ju të parët iniciativën. Ky do të jetë një moment i keq për ata që qëndrojnë duarkryq në pritje që diçka mund të ndryshojë jetën e tyre dhe një moment i shkëlqyer për ata që dinë të rrezikojnë.

PESHQIT
Mëngjes stresues, pasdite e mirë dhe mbrëmja do të jetë fantastike. Atmosfera në familje nuk do të jetë dhe aq e qetë, pak prej hënës negative dhe pak për durimin e paktë që keni. E shkëlqyer do të paraqitet marrëdhënia juaj me partnerin.