Menaxhim Lokal, Vizion Global! Elvin Guri dhe Spas Roussev me projektin ambicioz mbi telekomunikacionin…
Viti 2019 nis me një investim shumë të rëndësishëm në tregun e telekomunikacionit në
Shqipëri.
Spas Roussev, biznesmeni ambicioz bullgar që operon me sukses prej vitesh në tregun
bullgar, tashmë pritet të marrë drejtimin e një prej kompanive më të njohura në Shqipëri,
Telekom Albania. Së bashku me të në këtë projekt është dhe Elvin Guri, një biznesmen
shqiptar që jeton dhe ushtron aktivitetin e tij si biznesmen në Bullgari. Sigurisht që nuk
është rastësia ajo që i bëri bashkë ne këtë investim dhe projekt ambicioz.
Spas Roussev është aksioneri më i madh dhe drejtuesi i Vivacom, kompanisë së
telefonisë celulare që ka 30% të tregut në Bullgari. Njohja dhe bashkëpunimi me
biznesmenin Elvin Guri ka qenë dhe shtysa për të nisur një projekt të ri në Shqipëri, me
synimin për ta shtrirë më tej edhe në rajonin e Ballkanit.
Siç thotë dhe vetë Roussev në një intervistë për Opinion; “Një nga sukseset e Vivacom
është se menaxhohet nga menaxherë lokalë. Largimi i Deutsche Telekom nuk është
rasti i parë i një kompanie të madhe e cila vjen në Ballkan. Dhe ato nuk largohen sepse
ambjenti ekonomik dhe ligjor nuk është i mirë mjaftueshëm për biznesin, por sepse në
Ballkan kemi specifikat tona, duhet njohur kultura jonë, duhet ti pershtatesh kësaj të
fundit në mënyrë që të arrihet sukses”.
Elvin Guri nga ana e tij nuk e fsheh faktin që një nga arsyet që e ka shtyrë në këtë
projekt është vendlindja. Ai është i qartë se veç investimeve dhe risive ne shërbimet
ndaj klientëve, mbështetja në burimet njerëzore vendase do të jetë dhe një nga çelsat e
suksesit të kësaj ndërmarrje.
Bashkëpunimi pritet të japë frytet e para pas një periudhe të shkurtër, ndërsa vetë
Roussev duke iu referuar investimit tek Vivacom jep mesazhin se; “ne investohemi
thellësisht në përmirësimin e cilësisë së rrjetit, dhe kjo nënkupton cilësi më të lartë të
shërbimeve dhe produkteve. Që nga momenti që i shërbejmë 30% të tregut bullgar, ne
kemi rrjetin më të mirë, internetin më të shpejtë, IPTV, ndaj dhe këtë eksperiencë dhe
dije, krahas me ambicjen tonë, do ti sjellim këtu. Telekom Mobile është numri dy dhe
unë kam përvojën ta çoj nga pozicioni sekondar në atë parësor”.
Investimi i Vitit!
Elvin Guri dhe Spas Roussev aksionerët e rinj të Telekom
Spas Roussev, biznesmeni ambicioz bullgar që operon me sukses prej vitesh në tregun
bullgar, pritet të marrë drejtimin e një prej kompanive më të njohura në Shqipëri,
Telekom Albania. Së bashku me të në këtë projekt është dhe Elvin Guri, biznesmen
shqiptar që jeton dhe ushtron aktivitetin e tij si biznesmen në Bullgari.
Ky investim pritet të jetë nga më interesantët edhe për faktin që synimet e Roussev
shtrihen përtej Shqipërisë, në një projekt ambicioz që përfshijnë Rumaninë dhe
Maqedoninë.
Pas suksesit të Vivacom, që në Bullgari mbulon 30% të tregut vendas, synimi i
përbashkët Roussev – Guri konsiston në ofrimin e një game të gjerë shërbimesh dhe
risish edhe në tregun shqiptar. Por ajo që mbetet për t’u vlerësuar në këtë projekt të ri
padyshim është mbështetja që do t’i jepet burimeve njerëzore lokale.
“Një nga synimet tona kryesore është të gjejmë dhe të “çlirojmë” talentet vendase sepse
në Bullgari Vivacom është e suksesshme sepse menaxhohet nga talente bullgare. Ne
duhet të zbulojmë talentet në Shqipëri dhe ky do të jetë fokusi ynë. Ne nuk kemi në plan
të sjellim njerëz nga jashtë vendit për tu përfshirë ne menaxhim, nëse do të ketë do të
jetë për një periudhë të shkurtër.”– kështu deklaroi në një intervistë Spas Roussev duke
iu referuar dhe suksesit që kompania e tij arriti në tregun bullgar pikërisht duke u
mbështetur në stafin lokal.
Zoti Roussev vlerësoi se duke pëmirësuar cilësine e internetit, duke sjellë produkte të
reja, ndihmohet edhe ekonomia lokale, lindin ide të reja sepse tashmë sic thotë ai:
“jetojmë në botën digjitale dhe telekomunikacioni është tashmë esencial, penetrimi i
smartphones është ende i ulët dhe ambicja jonë është që të përmirësohet ndjeshëm”.