Kim Kardashian kundër lidhjes së re të vëllait të saj
Prej disa kohësh tashmë, në mediat e huaja qarkullojnë zëra se Rob Kardashian është në një lidhje me Alexis Skyy. Ky lajm u konfirmua dhe nga vetë çifti nëpërmjet postimeve në ‘Snapchat’ apo komentit në ‘Instagram’ ku Alexis pranon se është e dashuruar me Rob. Edhe pse janë vetëm në fillimet e lidhjes, Kim Kardashian nuk është dakord me zgjedhjen e vëllait të saj. Ajo nuk do që familja e saj të shfrytëzohet nga persona të tjerë për famë apo para.
Sipas burimeve, Kim e ka paralajmëruar Rob të mos kalojë shumë kohë me të, të mos dashurohet dhe të mos e afrojë vajzën e tij me Alexis. Gjithsesi, duket se Rob ndihet mirë dhe po e shijon në maksimum hakmarrjen ndaj ish-it të tij, sipas Who. Në të njëjtën kohë, një tjetër burim thotë se Alexis nuk është duke e përdorur aspask Robert-in. Ajo është një vajzë e ëmbël, ambicioze dhe vajza e saj është qendra e botës. Duke qenë se të dy janë të njëjtë në këtë pikë, janë afruar menjëherë.