“Lesbike e nxehtë”, nisin komentet për ish-të dashurën e Faton Shoshit pasi puthet me miss-in
Që prej ndarjes së tij të bujshme nga Era Istrefi, menaxherin Faton Shoshi e kemi parë të rrethuar nga vajza seksi në Instagram. Mirëpo, për pak kohë, ai u përfol për një lidhje me modelen nga Kosova Gresa Hoti, e cila vijon karrierën e saj në SHBA. Lidhja e dyshes zgjati për vetëm pak kohë dhe këtë Fatoni e konfirmoi vetë për “Story.al”. Por, pas ndarjes, bukuroshja sykaltër duket se i është afruar gjinisë së saj. Në një postim në Instagram, Gresa shihet duke puthur në buzë një vajzë dhe në përshkrimin e fotos shkruan: “Ne jemi një! Zogu im i vogël, gjysma ime, kudo me mua!” Shkurtimisht, një dedikim i pastër dashurie!
Po kush është bukuroshja në fjalë që mund të jetë dhe e dashura e Gresës? Ajo quhet Stefany Summer Cherlier, dikur miss- Bullgaria dhe tashmë është modele. Dy vajzat duket se kanë shëtitur botën bashkë dhe postimet në Instagram-in e Stefany-së shtojë dyshimet për një lidhje të mundshme mes tyre. Gresa duket se është një personazh fiks në postimet e bukuroshes bullgare dhe në shumë nga fotot, vajzat shihen tepër të afërta me njëra-tjetrën. Në një urim për ditëlindjen e Gresës pak kohë më parë, Stefany i shkruan publikisht: “Do të gënjeja nëse do të thosha se ti nuk je ‘e duhura’. Gëzuar ditëlindjen engjëll!”, shkruan Iconstyle. Por afrimiteti mes vajzave nuk u ka shpëtuar as ndjekësve të modeles nga Kosova. Në postimin e saj të fundit, një komentues ka etiketuar Faton Shoshin duke i thënë se Gresa e “ka turpëruar”, ndërsa një tjetër i shkruan: “Lesbike e nxehtë!” Megjithatë, pritet ende një konfirmim nga Gresa nëse ajo është në të vërtetë në një lidhje me modelen bullgare.