Mozzik dhe Loredana martohen në fshehtësi pas thashethemeve se janë kushërinj

Më 18 dhjetor të vitit që lamë pas, Loredana dhe Mozzik u bënë prindër për herë të parë. Ata sollën në jetë një vajzë, që vendosën ta quajnë Hana, por surpriza e tyre nuk mbaroi me kaq, pasi në të njëjtën ditë u zbulua se çifti i famshëm i showbizit shqiptar kishte lidhur martesë në fshehtësi të plotë.

Mesa duket, reperi shqiptar nuk ka dashur të bëjë një dasmë të madhe e të bujshme, ashtu sikurse shpesh i bëjnë figurat publike. Ndërkohë, sot, një muaj pas kurorëzimit të dashurisë së tyre, bashkëshortja e tij Loredana na ka zbuluar për herë të parë unazat mbresëlënëse.

Mozzik-4

Përmes një “Instastory”, bardhë e zi, nuk ka sesi të mos na shkojë syri te dy unazat që ajo mban në gisht, ku njëra është e fejesës dhe tjetra e martesës. Pasi u bënë prindër, dy këngëtarët e rap-it, që kanë filluar dhe me bashkëpunime, vendosën ta ndajnë gëzimin e martesës vetëm me njëri-tjetrin pa ftuar asnjë mik apo mikeshë në celebrimin e tyre.

Mozzik-5

Emri i vërtetë i Mozzik është Gramoz Aliu dhe bashkëshortja, siç e kemi thënë edhe më herët, ka marrë mbiemrin e tij. Çifti zgjodhi kështu të martohet pa shumë zhurmë e protagonizëm, pasi siç thonë njerëz pranë çiftit, ata janë shumë supersticiozë dhe fanatikë të jetës së tyre private në çift.

Ndërsa të tjerë mendojnë se ata janë martuar në fshehtësi, pasi për një kohë të gjatë u komentuan si kushërinjtë që po sjellin në jetë një fëmijë, nisur nga fakti se Loredana pohoi se e kishte Mozzikun djalë halle.

Mozzik-2

PRINDËR NË MOSHËN 23-VJEÇARE, KOHA KUR LOREDANA E PREZANTONTE MOZZIK SI KUSHËRI

Reperi i njohur 23-vjeçar Mozzik dhe e dashura e tij moshatare Loredana Zefi, u bënë prindër në moshën 23-vjeçare në fund të vitit të kaluar.

Ata janë në lidhje për gati dy vjet, ndërkohë që këto kohë po jetojnë bashkë pas takimit të saj me familjen e reperit. Për çiftin e njohur kjo lidhje nuk është si gjithë të tjerat.

Ata ia shprehin dashurinë njëri-tjetrit në forma të ndryshme, sidomos pasi Loredana i është futur muzikës me publikimin e këngës “Sonnenbrille”, një projekt që arriti të marrë mbi 11 milionë klikime në platformën “Youtube”.

Mozzik-3

Nga stili që kanë, ata nuk janë çifti i zakonshëm, siç jemi mësuar të shohim në showbiz. Vetëm pak kohë më parë u përfolën për skena intime në makinë, ku nuk e fshihnin se janë të etur për njëri-tjetrin.

E nëse ka një gjë për të cilën reperi Mozzik tërheq vëmendje përveç muzikës, padyshim janë fotot provokuese që ai dhe e dashura postojnë pa ndroje në rrjetet sociale. Pasi Loredana Zefi, e dashura e Mozzik, publikoi në llogarinë personale në “Instagram” një fotografi mjaft intime me reperin, vërshuan komentet duke mos e cilësuar si “femrën e duhur” për Mozzik.

Loredana Zefi është tashmë një vajzë e njohur jo vetëm për publikun shqiptar, por edhe për atë zviceran. Me stilin e saj prej “gangstereje”, 23-vjeçarja e cila banonte në Emmenbrücke të Luzernit, për një kohë të shkurtër ka arritur të ketë mijëra ndjekës në “Instagram”.

Mozzik-6

Në një intervistë për gazetën zvicerane “20 Minuten”, Loredana rrëfeu se është 100 për qind shqiptare, edhe pse është e lindur dhe jeton në Zvicër. Ndonëse ka pak më shumë se një vit që ka hapur profil publik, shqiptarja ka aktualisht mijëra ndjekës.

Zefi pëlqehet më së shumti nga rusët, gjermanët dhe shqiptarët në Zvicër. Me gjithë këtë sukses, ajo mbetet modeste. “E rëndësishme për mua është që të qëndroj me këmbë në tokë, ashtu dhe siç jam. Unë nuk do ta quaja veten si e famshme”, ka thënë ajo.

Loredana, është e njohur për “Beat” dhe tekste. Këtë ajo thotë se e ka në gjak. Për publikun shqiptar, është bërë e njohur edhe nga lidhja e saj me reperin nga Ferizaj, Gramoz Aliun, që njihet si Mozzik. Deri tani kur është pyetur nga mediat për raportin e saj me reperin, Zefi ka pohuar se “e ka djalë halle”. Me këtë deklaratë u morën gjatë mediat, duke sulmuar Mozzik se kishte krijuar lidhje më kushërirën e tij.

Mozzik-1

Por u bë pak kohë që ajo e ka pranuar lidhjen publikisht duke u shprehur se: “Muzika na lidh ne dhe na bën të argëtohemi”. Veshja e saj dhe mënyra e jetës, shpeshherë kritikohen nga fansat duke mos e konsideruar si një “femër të duhur”, por Loredanën kjo gjë nuk e pengon. “Më vjen mirë, që disa nuk më shohin ashtu. Mendoj se vetëm i dashuri im dhe familja ime duhet të më shikojnë si një ‘femër të duhur’”, ka pohuar ajo, duke shtuar se nuk pëlqen t’u kundërvihet me fjalë fyese.

“Nuk më pëlqen t’i fyej komentuesit. Për këtë arsye, më mirë të gjithë ata ‘haters’, që kanë inate, i bllokoj”. Tashmë, çifti ka nisur bashkëjetesën në Prishtinë, ku po merren me kujdesin për vajzën e sapolindur. /Panorama Plus