1 muaj pasi u bë baba, Labinot Gashi publikon portretin më të bukur familjar
Dhjetori i vitit që lamë pas ishte një muaj i bekuar për moderatorin e njohur, Labinot Gashi dhe bashkëshorten e tij Qëndresa. Ata të dy u bënë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Rroa. Pas lindjes së vajzës, Labi është treguar i rezervuar, duke mos publikuar asnjë imazh të saj, shkruan Ëho. Megjithatë sot që vogëlushja bën 1 muaj që ka ardhur në jetë, nuk mund të mungonte një fotografi familjare dhe një dedikim i mbushur me dashuri për Rroan. Labi ka publikuar një fotografi të tijën dhe bashkëshortes duke mbajtur duart e vajzës dhe është kujdesur që fytyra e saj të mos bëhet publike. “1 muaj jeta jonë, të paçim gjithmonë. Të duam Rroa jonë”, ka shkruar Labi bashkangjitur fotos. Kujtojmë se në 15 tetor të 2018, Labinoti dhe Qëndresa festuan edhe 1-vjetorin e martesës.