Bebe Rexha flet me mllef kundër stilistëve: S’pranojnë të më veshin se jam e shëndoshë
Bebe Rexha është nominuar këtë vit në dy çmime “Grammy” si “Artistja më e mirë e re” dhe “Duo më e mirë e muzikës ‘country’”. Pavarësisht gëzimit të saj të madh, ajo ka një pengesë që lidhet me peshën e saj trupore. Nëpërmjet një video në ‘Instagram’ ajo ka treguar se shumë stilistë të huaj nuk kanë pranuar ta veshin në tapetin e kuq të “Grammy” për shkak se është e shëndoshë. Bebe ka reaguar shumë ashpër ndaj tyre dhe nuk ka nguruar t’i ofendojë. “Më vjen keq, më duhej ta hiqja nga vetja! Nëse nuk u pëlqen stili im ose muzika ime kjo është një gjë, shkruan Who. Por mos thoni nuk mund të vishni dikë që nuk është në përmasat e pasarelave. Fuqizojini femrat të duan trupin e tyre në vend që të ndihen më pak se përmasat e tyre. Ne jemi të bukura në çdo përmasë. E vogël apo e madhe! Dhe masa ime 8 është ende duke shkuar në ‘Grammy’”, ka shkruar Bebe bashkangjitur videos. Herë pas here këngëtarja e njohur ka folur për përmasat trupore dhe se të gjitha femrat duhet të ndihen krenare, pavarësisht linjave të tyre.
View this post on InstagramIm sorry, I had to get this off my chest. If you don’t like my fashion style or my music that’s one thing. But don’t say you can’t dress someone that isn’t a runway size. Empower women to love their bodies instead of making girls and women feel less then by their size. We are beautiful any size! Small or large! Anddddd My size 8 ass is still going to the Grammys. #LOVEYOURBODY