Alban Ramosaj del nudo si Michelangelo, zbulon modelen që i shkrepi foton me pullë të kuqe
Këngëtari shqiptar ka publikuar një foto ku shihet totalisht i zhveshur dhe pozon si një skulpturë. Alban Ramosaj është një nga djemtë më aktivë të shoëbizit shqiptar. Përveçse për muzikën që bën, këngëtari është përfolur shumë herë për trupin e tij, që nuk ngurron ta ekspozojë në rrjetet sociale.
Por vetëm pak minuta më parë, ylli i “Çkemi” ka dalë totalisht nga pritshmëritë dhe ka postuar në rrjetet sociale një foto ku është totalisht i zhveshur. Albani pozon si një skulpturë dhe krahas fotos ka shkruar: “Trendi i ri i Michelangelos, skulptura e 6-të”.
Ai ka etiketuar modelen Anada Nikollari, si fotografen e kësaj poze me pullë të kuqe. Le të shohim nëse “trendi i ri I Michelanxhelos” do të ndiqet nga personazhe të tjerë të famshëm.