Shqiptarja shpallet “Miss New York USA”, kush është 27-vjeçarja që sfidoi amerikanet
Mbrëmjen e kaluar është mbajtur finalja e kompeticionit të rëndësishëm të bukurisë në SHBA, “Miss New York USA, 2019”. Vajza që arriti të rrëmbejë kurorën ishte bukuroshja me origjinë shqiptare, Florinda Kajtazi. Tashmë 27-vjeçarja nga Kosova që jeton në Yonkers, New York, do të përfaqësojë këtë të fundit në edicionin e 68-të të “Miss USA”, që duhet theksuar se është kompeticioni më i rëndësishëm i bukurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas Lapsi.al. Pas konkurrencës së fortë prej ku u shpall fituese, le t’i urojmë Florindës fat dhe suksese të mëtejshme!