Fjoralba Ponari rrëfehet për të dashurin që mban sekret dhe aksidentin me makinë
Fjoralba Ponari është një nga prezantueset e reja të ekranit shqiptar, e cila së fundi po përgatitet të shfaqet në ekranin e “Top Channel” me një rubrikë të vetën në “E Diell”, programin që pritet të nisë së shpejti.
Por fillimet e saj Fjoralba Ponari i ka pasur si këngëtare, duke qenë se në vitin 2016 mori pjesë në “The Voice Of Albania 5”. Këto ditë ajo është bërë pjesë e komenteve në media për faktin se para Vitit të Ri postoi një foto me të dashurin, të cilit i mbuloi fytyrën.
Kështu e ftuar në ”Wake Up”, rrëfeu për herë të parë për publikun edhe detaje nga jeta e saj private. Ajo tha se prej kohësh tashmë është në një marrëdhënie, që preferon ta mbajë larg medias, edhe pse herë pas here ajo poston foto në rrjetet sociale me partnerin e saj. Gjithashtu, ajo u pyet edhe për aksidentin automobilistik që u përfshi.
Ndërkohë, sipas burimeve të “Panorama Plus”, ajo ka një lidhje disavjeçare me një djalë të panjohur në publik, për të cilin u shpreh se poston foto në momente dobësie kur ai është larg saj dhe e merr malli. Ndërsa për aksidentin me makinë, momente pas të cilit postoi dhe vetë foto në “Instagram”, thuhet se është një pjesë e xhirimeve për rubrikën e emisionit të saj, që do të transmetohet i plotë në “E diell”.
Fjoralba Ponari, bashkëprezantuesja e Edi Manushit në emisionin “Top Arena”, kushtuar Botërorit në “Top Channel”, u intervistua nga vetë Manushi për këtë eksperiencë të re, por edhe disa pyetje personale në lidhje me jetën e saj pak kohë më parë. Pyetjes se kur të dridheshin më shumë gjunjët, në “The Voice” apo në “Top Arena”, ajo iu përgjigj: “Në ‘The Voice’ prisja të skualifikohesha që në puntatën e parë, kurse në ‘Top Arena’ kisha nënshkruar kontratë, pas 30 puntatash.
Kështu që, ‘Top Arena’”. Në lidhje me zhgënjimin nga muzika dhe se nuk bëri asnjë videoklip, ajo tha? “Muzika nuk ka qenë kurrë objektiv për mua, kështu që nuk kisha pse të isha e zhgënjyer”. Edhe pse ajo tashmë është pjesë e televizionit, deklaroi se: “Profesioni që kam zgjedhur është stomatologjia, dashuria e parë dhe nuk do heq kurrë dorë”.
Kur Fioralba i rrëfehej Edi Manushit: Futbollistët ia vlejnë shumë, martesën ia lë në dorë Zotit!
Ty nuk të pëlqen aspekti komercial në televizion, nuk të pëlqen të zhvivesh shumë. Pse kështu?
Ato gjëra, që ti përmend, janë gjëra që ulërasin për vëmendje, por me armët e gabuara.
Mendon se futbollistët ia vlejnë?
Futbolli bashkon kultura, etnicitete, edhe futbolli dhe protagonistët e saj ia vlejnë dhe ia vlejnë shumë.
Kush mërzitet më shumë për komentet negative?
Unë në fillim, por në javën e parë më prekën. Më pas, ato që ishin konstruktive, vlenin dhe më pas fillova t’i diferencoj.
Një kritikë për mua?
10-ditëshin e parë e kam pasur të vështirë, sepse nuk njihja strukturën e programit. Ti ke një të keqe të madhe, improvizon. Por, për një njeri që nuk të njeh, ishte e vështirë.
Kur do martohesh, meqë the improvizon?
Kismet Zotit!
A ekziston dikush që i jep dashuri zemrës këto kohë?
Nuk kam dëshirë që aspekti personal të transmetohet nëpër intervista. /Panorama Plus