I trokitën te dera në mesnatë, Kiara Tito surprizohet për ditëlindje

Kiara Tito feston sot ditëlindjen dhe ka marrë një super surprizë në mesnatë nga miqtë e të afërmit e saj. Moderatorja shqiptare ka publikuar videot e surprizës, që i bënë miqtë e saj për 23-vjetor në Instagram. “Kush e ka organizuar këtë”, dëgjohet teksa thotë moderatorja para se të hapë derën dhe të shohë miqtë e saj të zhurmshëm jashtë. Ata mbajnë në duar fishekzjarrë dhe një tortë me qirinj për t’i uruar Kiarës ditëlindjen, shkruan Iconstyle. Por surpriza nuk mbyllet me kaq pasi ditën e sotme në rrugën pranë shtëpisë së saj, për moderatoren ishte vendosur edhe një urim me tullumbace që shkruante:“Edhe 100 Kiara!”