Keisi zbulon planet me Stresin: Pas dasmës do të sjellim në jetë fëmijën e parë
Reperi i njohur Stresi dhe partnerja e tij, Keisi, janë çifti më i komentuar i momentit në rrjetet sociale dhe mediat rozë. Keisi është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku së fundmi ka vendosur që komunikojë me ndjekësit e saj nëpërmjet pyetje-përgjigjeve në “Instastory”. Fansat e saj i kanë pyetje të ndryshme, duke nisur nga make-up e deri te jeta e saj private. “Hajt tregona kur mendoni me u bë prind. Përndryshe je shumë e bukur”, i shkruan një fans. “Hahaha do bëjmë dasmë njëherë! Flm!”, i përgjigjet Keisi. Ndërsa një tjetër e pyet për sekretin e një marrëdhënie të shëndetshme dhe ajo i përgjigjet: “Mendoj se është të duash veten dhe partnerin me pastërti. Të jesh e drejtë por edhe elastike për të përballuar çdo pengesë, se asnjë marrëdhënie nuk është perfekte. Dhe të nisësh çdo gjë që bën nga vetja, qoftë si për të parë gabimet apo për të dhënë dashuri”.“Sa herë e takon Stresin? A t’mungon shumë”, e pyet një tjetër ndjekës. “Dikur kur kishim marrëdhënien larg syrit të publikut dhe familjeve, dhe unë isha në shkollë normalisht takoheshim rrallë por tani unë kaloj gjysmën e vitit andej dhe shumë shpejt do jemi 365 ditët e viti bashkë. Normal që më mungon e kam botën time”, i është përgjigjur partnerja e reperit. “Mendoni se jeni çifti më i bukur në shoëbizin shqiptar”, është pyetja e një tjetër fansi, që Keisi i përgjigjet: “Jo, mendoj se çdo çift ka lezetin e tyre se s’është konkurrencë… por një çift që më pëlqen shumë dhe jam shumë e lumtur për martesën e tyre dhe dhuratën e re në jetën e tyre, Hanën, janë Loredana dhe Mozziku./Panorama Plus