“Humba 40 kg për 6 muaj”, Valdrin Sahiti tregon sekretin e ndryshimit drastik të zbuluar nga sfida e ‘Instagramit’
Sfida e hapur në ‘Instagram’ i ka surprizuar të gjithë ndjekësit e personazheve publikë. Një pjesë e tyre kanë ndryshuar në mënyrë drastike, ndërsa të tjerë jo edhe aq. Por ndër ndryshimet më të mëdha që janë prezantuar ka rënë në sy edhe ai i stilistit Valdrin Sahiti.
Me anë të një fotoje ai i ka habitur të gjithë duke zbuluar se dikur ka qenë mbipeshë, ndërsa sot është në formë të mirë fizike. “Pyetje pafund për mbipeshën e para 10 viteve. Nuk kam bërë ndërhyrje për humbje peshe. I kam humbur 40 kilet për 6 muaj para 6 viteve (dietë, vetëm proteinë 100% dhe fitness pesë herë në javë plus kardio). Pastaj jeta e zezë prej 6 vitesh pothuajse çdo ditë dietë”, shkruan Valdrini duke shuar kuriozitetin e ndjekësve për humbjen e kileve, sipas Who.
Stilisti ka humbur shumë kile gjatë këtyre viteve dhe kjo ka hapur diskutime mes fansave. Edhe njëherë tjetër mesazhi që përcillet nga personazhet e njohur është ushqimi i mirë dhe aktiviteti fizik për jetë të shëndetshme.