
Kahraman drejt divorcit pas 1 viti martesë, bashkëshortja i harxhon të gjitha paratë e tij

Një grabitje me vlerë mbi 600 mijë euro, një rikthim po aq i pazakontë dhe një letër e shkruar me dorë që shton misterin… Është ky rasti tejet i pazakontë në Milano. Gjithçka ndodhi shumë shpejt në hotelin prestigjioz The Westin Palace. Një turist amerikan u bë viktimë e grabitjes spektakolare, një çantë e zezë…
Lexo me shumeIsh-deputeti Halit Valteri, i cili po dëshmon në GJKKO në gjyqin për atentatin ndaj Arjan Ndojës, ka deklaruar se babai i Andi Malokut, i cili mbeti i vrarë, e ka kontaktuar dhe i ka treguar një video të dy personave që ai pretendonte se i kanë vrarë të birin. Valteri thotë se në parlament asokohe…
Lexo me shumeArmëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në fund kërkoi publikisht angazhimin e palëve në zbatimin e tij. Megjithatë, Ajatollah Ali Khamenei, njeriu që tërheq fijet pas asaj që po ndodh në Teheran, ende nuk e ka konfirmuar armëpushimin….
Lexo me shumeRreth një vit më parë aktori i njohur turk, Ozcan Deniz dhe partnerja e tij, Feyza Aktan celebruan dashurinë e tyre me martesë. Edhe pse kishin 20 vite diferencë, ata treguan se dashuria mbizotëron mbi gjithçka dhe sollën në jetë një fëmijë. Në muajin prill, ata u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin, Kuzey. Por kohët e fundit duket se marrëdhënia e tyre nuk po ecën aspak mirë. “CNN Turk” raporton se prej dy muajsh ata janë në krizë dhe po shkojnë drejt divorcit. Arsye për prishjen e marrëdhënieve është bërë Feyza, e cila duket se shpenzon shumë. Thuhet se ajo ka harxhuar shumë para kohët e fundit dhe aktorit i është dashur t’i mbyllë të gjitha llogaritë në emrin e saj. Lidhur me këto lajme, çifti nuk ka reaguar ende duke preferuar që të qëndrojë në heshtje.