Ish-i dashuri i Kourtney Kardashian publikon foton kur ishin bashkë, a është ky gjest mësim për dashurinë e vërtetë?

Gjatë fundjavës ish-i dashuri i Kourtney Kardashian, Younes Bendjima, publikoi disa foto në ‘Instagram’ për të festuar 2018-ën e tij. Ndër këto foto ishte dhe një dedikim për Kourtney, ku shkruante mbi foton e saj: “Le të mos harrojmë për këtë grua të bukur, si brenda dhe jashtë. Unë nuk jam lloji i burrit që i harroj momentet si ky. Ti je një grua e mrekullueshme dhe një mama shumë e mirë dhe uroj që të jesh e lumtur, si ti dhe fëmijët e tu. Në fund të ditës, është dashuri. Nuk e dimë çfarë mund të ndodhë nesër”. Kourtney i ktheu përgjigje përsëri nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, ku shkruajti: “Vetëm dashuri. Ne jetojmë dhe mësojmë”, Mirëpo, një burim për ‘E!Neës’ tha se Kourtney e dëgjoi nga dikush tjetër për postimin e tij dhe se ajo nuk i besonte fare atij dhe qëllimeve që ai mund të ketë, sipas Ëho. Ajo vazhdon të mos ketë kontakt me të dhe e ka harruar totalisht, por në të njëjtën kohë është e sigurt që ai vazhdon ta dojë dhe se e ka marrë malli për të.