Kris Jenner e vërteton dhe njëherë se është një nga mamatë më ‘cool’

Në momentin që Kendall Jenner do të shfaqej në sfilatën e “Victoria’s Secret Fashion Show”, të gjithë fansat prisnin me padurim të shihnin se çfarë do të vishte. Por pas kësaj të gjithë vëmendjen e ka rrëmbyer nëna e saj, Kris Jenner. Një video ka filluar të shpërndahet me shpejtësi në rrjete sociale, në të cilën, Kris shihet duke bërtitur për vajzën e saj që kalonte në pasarelë. Madje ajo mbante në dorë edhe një ‘iPhone’ që ishte i mbuluar me fytyrën e Kim Kardashian, shkruan Who. Në këtë mënyrë Kris ka provuar edhe njëherë se familja për të është shumë e rëndësishme dhe se ajo është një ndër nënat më ‘cool’.