Përdori shprehjen popullore shqiptare, italianët kundër Ermal Metës
Këngëtari i njohur Ermal Meta ka arritur të fitojë zemrat e publikut italian. ‘Eurovizionin’ e kaluar ai përfaqësoi denjësisht Italinë duke arritur të klasifikohet në vendin e tretë. Pavarësisht sukseseve jashtë kufijve, këngëtari nuk e ka harruar asnjëherë origjinën e tij dhe madje arrin të flasë një shqipe të pastër. Së fundmi ai ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të cilën e ka përshtatur me një shprehje popullore shqiptare: “Rri shtrembër dhe fol drejt”. Kjo shprehje ka nxitur komentet tek fansat e tij italianë, të cilët i kërkojnë që të mos flasë në shqip. Ata shprehen se shqipja nuk është gjuhë e lehtë dhe nuk arrijnë të kuptojnë se çfarë shkruan.“Ku ti gjejmë këta dreq përkthyes”,- shkruan një fans. “Shqipja nuk është një gjuhë e lehtë”,- shkruan një tjetër, shkruan Who. Por krahas komenteve të fansave italianë, janë edhe ato shqiptare. Ata e komplimentojnë këngëtarin për shprehjen që ka përdorur dhe për më tepër në shqip.