FOTOT/ U martua kur ishte 18 vjeç dhe El Chapo 50. Shikoni gruan e bosit të drogës në gjyq
Ka qenë në qendër të vëmendjes duke marrë pas vetes interesin e gjithë mediave, gruaja e El Chapos, bosit të drogës, në ditën e tij të parë që doli në gjykatë.
Gruaja, Emma Coronel Aispuro Guzmán, u paraqit me një stil të admirueshëm, që mediat e kanë cilësuar me pamje si Kim Kardashian. Ajo është bllokuar në hyrje nga mediat, por sigurisht nuk ka dhënë asnjë deklaratë.
Ishte vetëm 17 vjeçe ku u njoh me El Chapon, në vitin 2006 dhe u bë gruaja e tretë e El Chapos sapo mbushi 18 vjeçe, ndërkohë qe ai ishte gati 50 vjeç.
Gjyqi nisi dje në Bruklin nën masa ekstreme të sigurisë. Joaquin El Chapo Guzman akuzohet se ka udhëhequr Sinaloa Cartel duke e bërë atë organizatën më të madhe kriminale në botë, duke dërguar më shumë se 155 ton kokainë në Shtetet e Bashkuara për 25 vjet.
Gruaja hyri me pantallona të ngushta të zeza dhe xhaketë të zezë me flokë të mbledhur dhe gjithë stil, e denje për një ish-mbretëreshë bukurie.
Sikur të ishte një njeri i famshëm, fotografët e ndoqën atë nëpër rrugë deri në hyrje në gjykatë.
Brenda gjykatës, nuk pati asnjë përqafim mes saj dhe të shoqin. Procesi, i cili do të zgjasë më shumë se katër muaj, do te mbyllet me një vendim për fatin që do të ketë pas kësaj El Chapo. /Panorama Plus/