Horoskopi për javën 6-12 nëntor, surprizat që ju ka rezervuar fati
Periudha fillon me Hënën e re në shenjën e Akrepit në 7 dhjetor, e cila do të na jap mundësinë për fillime të reja për të gjithë ata që kanë mbyllur një kapitull, ndoshta mjaft të vështirë, kohët e fundit. Në të njëjtën kohë, ajo kërkon të shikojmë gjërat dhe situatën më thellë, natyrisht duke na pajisur me forcë dhe këmbëngulje për të përballuar jetën apo rutinën e përditshme. Ndërsa në fushën sentimentale, Hëna e re ngjyros atmosferën me nuanca romantike dhe erotike. Hëna e re është ripërtëritëse, erotike dhe romantike. Të gjithë ju që besoni tek mrekullitë, bëni një urim dhe ku i dihet, ndoshta realizohet. Në 8 nëntor, Jupiteri kalon në shtëpinë e tij, në shenjën e Shigjetarit, duke na mbushur me optimizëm për të nesërmen në të gjitha fushat.
DASHI
Hëna e Re në datën 7 të muajit është shumë ripërtëritëse për psikologjinë tuaj dhe ju jep mundësinë jo vetëm për t’u çlodhur, por edhe për të mbledhur forcat tuaja me qëllim përfundimin e projekteve krijuese që keni planifikuar. Në fushën ekonomike, shmangni investimet dhe kreditë, ndërsa përsa i përket jetës sentimentale atmosfera është shumë erotike, por dhe romantike duke favorizuar kryesisht ata që kanë lindur në dhjetëditëshin e tretë të shenjës. Nga 8 nëntori fati fillon t’ju buzëqeshë duke ju dhënë mundësinë për zhvillim dhe mirëqenie në të gjitha fushat, ju të lindurit në dhjetë ditët e para të shenjës do të jeni të parët që do të shijoni këto shanse.
Këshillë: Shfrytëzoni shanset për të përfituar nga prona juaj apo zgjidhni problemet që mund të keni lidhur me të.
DEMI
Hëna e re në 7/11 ju jep mundësinë, veçanërisht juve të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës, për të hyr në marrëdhënie dhe bashkëpunime të reja, të cilat mund të kenë të bëjnë me persona nga rrethi juaj miqësor. Duhet t’i kushtoni vëmendje veçanërisht marrëdhënieve tuaja profesionale, pasi gjërat nuk janë ashtu siç paraqiten. Nga 8 nëntori, fati do të jetë me ju në sektorin financiar, mjaft që ju të jeni të kujdesshëm në lëvizjet tuaja. Në fushën sentimentale, mjedisi profesional mund të jetë vendlindja e dashurisë suaj të ardhshme.
Këshillë: Shmangni tensionet ju të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të shenjës.
BINJAKËT
Me Hënën e re në 7 nëntor, do të ndjeni nevojën për të ngadalësuar ritmet e jetës suaj të përditshme dhe do të përcaktoni programin tuaj nga fillimi. Disa prej jush, veçanërisht të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës, mund të përjetoni disa probleme dhe pengesa në fushën profesionale, prej të cilave mund të ndiheni pak të zhgënjyer apo të mërzitur. Në fushën sentimentale, momente erotike do të përjetoni ju të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të shenjës. Shanse unike në sektorin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve paraqiten për ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë.
Këshillë: Një program ditor më realist do t’ju nxjerrë nga konfuzioni që mund të ndjeni.
GAFORRJA
Hëna e re në shenjën e Akrepit në 7 nëntor është mjaft romantike dhe erotike për ju. Do të ndiheni të qetë dhe psikologjia, ashtu si dhe imagjinata juaj do të jenë të ngritura. Do të keni mundësi të kaloni momente të bukura me bashkëshortin dhe fëmijët tuaj, duke planifikuar edhe një udhëtim. Në sektorin profesional do të hapen perspektiva të reja, të cilat do t’ju japin mundësinë të zhvilloheni dhe të keni suksese në mënyrë që të përmirësoni dhe financat tuaja. Besoni intuitën tuaj dhe kërkoni t’ju plotësohet diçka që dëshironi me shpirt, veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës.
Këshillë: Është një periudhë e mirë për të zgjidhur çështjet familjare.
LUANI
Me Hënën e re në 7 nëntor në shenjën e Akrepit, do të ndiheni të stresuar në fushën profesionale dhe në atë familjare, veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës. Në rast se ndjeni nevojën për të pushuar dhe doni të merrni një distancë të vogël nga të gjitha këto, është mirë ta bëni. Nga 8 nëntori, fati do t’ju buzëqeshë duke ju sjellë mundësi unike në fushën erotike dhe duke ju bërë më krijues. Kështu që ju të lindurit në ditët e para të shenjës, të cilët kaluat situata të papritura dhe ndoshta të vështira kohët e fundit do të keni mundësinë të shijoni dhuratat e Jupiterit.
Këshillë: Kontrolloni pa stabilitetin psikologjik.
VIRGJËRESHA
Me Hënën e re në datën 7 të muajit do të ndjeni nevojën për të qenë më social, duke u takuar me miqtë dhe të afërmit me të cilët do të dëshironi të diskutoni planet dhe shqetësimet tuaja. Nevojën për një marrëdhënie apo lidhje të fortë do të ndjeni ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës dhe sigurisht që do t’ju ofrohet kjo mundësi. Të favorshme do të jenë situatat në të gjitha fushat dhe për ju të lindurit në ditët e para të shenjës, mjaft që të shmangni ekzagjerimet dhe entuziazmin e tepruar.
Këshillë: Shmangni presionin që ndjeni në punën tuaj dhe mjedisin familjar.
PESHORJA
Me Hënën e re do të përqendroheni te financat dhe kështu që këtë herë do të keni mundësinë për të patur më shumë fitime nga puna juaj, të rregulloni dhe të paguani detyrimet tuaja, por dhe të shpenzoni diçka për veten. Periudha është erotike për ju, sidomos për ju të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të shenjës, por gjithsesi duhet të jeni të kujdesshëm përsa i përket sjelljes suaj me partnerin. Gjatë kësaj periudhe do të keni mundësinë të bisedoni me miqtë dhe të afërmit dhe të përfitoni nga ndihma e tyre, veçanërisht të lindurit në dhjetë ditët e para të shenjës.
Këshillë: Kujdes në çdo lloj marrëveshje të natyrës ekonomike.
AKREPI
Hëna e re në shenjën tuaj do t’ju jap mundësinë të vini sa më afër me të dashurin/ën tuaj, duke shprehur ndjenjat tuaja në një atmosferë mjaft erotike dhe romantike dhe njëkohësisht ju beqarët e shenjës do të njihni dashurinë dhe do të përjetoni momente të bukura gjatë kësaj kohe. Mjaft premtues është sektori financiar, pasi Jupiteri duke ikur prej jush kalon në shtëpinë e dytë të horoskopit tuaj duke rritur në mënyrë të konsiderueshme fitimet tuaja.
Këshillë: Ofroni ndihmën tuaj bujarisht.
SHIGJETARI
Hëna e re do t’ju tërheq vëmendjen dhe do që t’ju kujtoj se është momenti për t’u çlodhur dhe për t’u kujdesur për shëndetin tuaj. Njëkohësisht detyrimet tuaja profesionale janë të rritura dhe bashkëpunimet do t’ju preokupojnë, por me aftësitë tuaja do të sillni gjëra atje ku dëshironi. Nga data 8 nëntor keni çdo arsye të ndriçoni dhe të ndiheni me fat, në fazë të parë ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës, pasi Jupiteri, guvernatori juaj, hyn në shenjën tuaj dhe do të kujdeset për zhvillimin dhe prosperitetin , duke ju favorizuar shumë dhe fushën sentimentale.
Këshillë: Kujdes në transaksionet dhe marrëveshjet financiare, veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës.
BRICJAPI
Me Hënën e re në 7/11 do të jeni në gjendje të vendosni qëllime dhe të bëni plane të reja për përmirësimin e financave tuaja. Natyrisht, mund të kërkoni ndihmë nga miqtë dhe bashkëpunëtorët tuaj për realizimin e tyre. Hëna e re është mjaft premtuese në fushën sentimentale, duke ju dhënë mundësinë për të ardhur më afër me të dashurin/ën tuaj dhe për të kaluar momente të bukura dhe romantike me miqtë dhe të njohurit. Është e sigurt se gradualisht do të filloni të ndiheni mirë psikologjikisht, por në të njëjtën kohë, duhet të kujdeseni dhe për shëndetin tuaj.
Këshillë: Kujdes me financat tuaja.
UJORI
Sektori profesional dhe karriera juaj janë pikat që Hëna e re do të nxjerr në pah në jetën tuaj. Veçanërisht të stresuar do të ndiheni ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës, por presioni do të jetë efektiv dhe do të sjell rezultate. Në sektorin financiar, duhet të jeni të kujdesshëm dhe të mos bëni lëvizje të nxituara në qoftë se dëshironi të investoni në një sipërmarrje të re biznesi. Do të jeni jashtëzakonisht social gjatë kësaj kohe, duke u kujdesur për të promovuar planet tuaja, miqtë t’ju ofrojnë mbështetjen dhe ndihmën e tyre dhe do të keni mundësinë të njihni gjithnjë e më shumë miq të rinj.
Këshillë: Vendosni qëllime të reja dhe shtroni planet për realizimin e tyre.
PESHQIT
Mjaft e favorshme është për ju Hëna e re në 7/11 duke ju dhënë mundësinë për të shijuar momente të bukura, për t’u argëtuar, për t’u dashuruar, për të udhëtuar dhe për t’u frymëzuar, veçanërisht ju artistët e shenjës. Në sektorin profesional jeni mjaft të favorizuar dhe shumë prej jush, sidomos të lindurit në ditët e para të shenjës, do të keni mundësinë për një punë më të mirë apo një post të rëndësishëm dhe me përgjegjësi. Njëkohësisht do të merrni përsipër gjëra të rëndësishme që do të ecin ashtu siç dëshironi.
Këshillë: Ëndrra mund të bëhet realitet.
P.S Lexoni jo vetëm shenjën tuaj por dhe shenjën e Horoskopit tuaj, për shembull një person i lindur në 5 shtator 1982 dhe ora 10:45 duhet të lexoj Virgjëreshën (shenjën, në bazë të datës së lindjes) dhe Akrepin, horoskopin e tij që ka të bëj me orën dhe vendin e lindjes. /revistawho.com