Të gjithë duan Ori Nebijajn, shqiptarët zgjedhin moderatoren e preferuar

Në një sondazh të bërë pak ditë më parë më parë (që përfundoi sot në orën 90:00), ndjekësit e Anabel Facebook, u pyetën se cila nga vajzat e brezit të ri të moderatoreve ishte e preferuara e tyre. Emrat e vendosur në sondazh u zgjodhën duke pasur parasysh fakton se shumicës së tyre, ndonëse kanë pasur eksperienca në televizion, u janë besuar formate tek të cilat s’i kemi parë më parë. Nga të gjithë emrat e përfshirë në sondazh, u pa se pjesa më e madhe e votave shkuan për Ori Nebiajn. 30% e 7422 votuesve kanë zgjedhur të preferuarën e tyre, moderatoren e “Wake up”. Por pse njerëzit duan Orin? Në shumë prej komenteve, duket se ajo çfarë i ka bërë për vete njerëzit tek moderatorja e “Top Channel” është shkathtësia dhe thjeshtësia që i vjen natyrshëm kur prezanton. Në vend të dytë u rendit Dojna Mema, me 25% të votave. Prezantuesja e “Pop Culture” ishte e preferuara tjetër nga prurjet e reja që televizioni ka sjellë vitet e fundit. Çfarë binte në sy (të paktën nga komentet) ishte se njerëzit që zgjodhën Orin, përmendën të njëjtën arsye me ato të Dojnës. “E qeshur, pozitive dhe e thjeshtë”. “Duket se përpos oratorisë dhe aftësive në moderim, për të qenë më afër njerëzve, thjeshtësia dhe lirshmëria në ekran është kriter i rëndësishëm. Pas Orit dhe Dojnës, në vendin e tretë renditet Fjoralba Ponari me 14% të votave, Bieta Sulo me 8%, Nevina Shtylla me 5%, Orinda Huta, Klea Huta dhe Roza Lati me nga 4%, e më pas Rudina Dembacaj e Bora Zemani me nga 3%. /Anabel.al