Dragonj, akrepë dhe rrjetë merimangash/ Djali i Inva Mulës & Pirro Çakos të fut frikën

Djali 23-vjeçar i Inva Mulës dhe Pirro Çakos, Anthony nuk po di të ndalet me shtimin e numrit të tattoo-ve muaj pas muaji. Ai ka postuar disa foto të fundit në Instagram, ku shihet se e ka kthyer trupin në një “vend” të frikshëm, ku nuk mungojnë dragonjtë, akrepët dhe rrjetat e merimangave. Ndryshimet në fizikun e tij u vunë re verën e kaluar, kur paparazzi e fotografoi në plazhet e Jugut në shoqërinë e të dashurës franceze. Anthony, i cili ka lindur në Paris (Francë), ka treguar se i ka lënë studimet në Londër, ku ndiqte shkollën në degën e muzikës, profesioni i dy prindërve të njohur ndërkohë që po i dedikohet muzikës elektronike. Ajo çfarë bën përshtypje është transformimi i tij, nga një djalë klasik në një rebel me muskuj e tatuazhe.