Rrëfehet suedezja: “Kam një djalë me George Michael”
Një grua suedeze pretendon se ka pasur një fëmijë sekret me George Michael; Ulrika Lillemor Alfa Wonwolf këmbëngul se takimi mes tyre ka ndodhur në vitin 1997, kur ishte me pushime në Britaninë e Madhe. Pretendimet e saj shkojnë deri aty sa të pohojë se ylli i pop-it ishte në dijeni të ekzistencës së djalit, dhe e kishte vizituar në Suedi disa herë e madje kishte kontribuar dhe financiarisht për rritjen e tij. Përfaqësues të këngëtarit i kanë vënë në dyshim të tilla pretendime, duke i cilësuar “fantazi të pastër”. Suedezja është përpjekur edhe t’i shesë gazetave të ndryshme disa analiza ADN-je që rezultonin pozitive, por ekspertët thonë se ato mund të falsifikohen më shumë lehtësi. Sipas fjalëve të Wonwolf, testin e parë të atësisë e ka kryer në prag të vitit 2000, me artistin aty prezent, ama gruaja nuk ka mundur të ofrojë asnjë provë në mbështetje të këtij pohimi. Në kohën kur thuhet të ketë ndodhur takimi i tij me Ulriken, këngëtari ka qenë në një marrëdhënie me biznesmenin, Kenny Goss. WonWolf kishte krijuar, siç mësohet, edhe disa profile në rrjetet sociale me inicialet GKP, që i përkasin emrit të vërtetë të yllit të muzikës, Georgios Kyriacos Panayiotou, por tani i ka fshirë./Top Channel