“Çun k*rve, të shkon mami dhe motra me grek”, Dajana Shabani degjeneron ndjekësin që e shau

Prezantuesja Dajana Shabani publikoi një video duke kërcyer e kënduar në greqisht gjatë emisionit të saj, por ka marrë një mesazh jo shumë të këndshëm nga një ndjekës në Instagram. Pasi e shau me fjalor të pisët, e kritikoi për faktin që këndoi në greqisht dhe i tha se duhet të tërhiqej zvarrë, Dajana nuk ia ka përtuar ndjekësit. “Ti që edhe emrin e ke grek, dhe mbiemrin? Me siguri çun kurve duhet të jesh, se vetëm një legen mund të shkruajë kështu. Mos e trego patriotizmin duke ofenduar femrat që as nuk i njeh dhe po të fus dhe një denoncim që të bindesh mirë kë tërheq zvarrë”, ka shkruar moderatorja poshtë komentit të tij. “A mo Vasil, të ka lënë Greqia me pasoja. Po ça faji të kam unë që desha të kërcej?! Se të shkon mami dhe motra me grek, nuk do të thotë se shkojmë të gjithë, hë xhan!”, ka vazhduar ajo më pas.