Redon Makashi zbulon se kur do të martohet

Redon Makashi është ndër këngëtarët më të mirë shqiptarë, i cili ka fituar zemrat e publikut me muzikën që bën. Sot ai ishte i ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan bashkë me kolegët e tij Aleksandër Gjoka dhe Elton Deda. “Tre Musketjerët” pas koncertit të suksesshëm vitin e kaluar do të rikthehen sërish në skenën e Amfiteatrit të Liqenit Artificial, me superhitet e tyre ndër vite, më datë 4 Tetor. Gjatë emisionit fansat e këngëtarëve u kishin drejtuar atyre pyetje të ndryshme ndër të cilat një vajzë pyeste Redon Makashin se kur do të martohej. Këngëtari nuk nguroi t’i përgjigjej duke thënë: Së shpejti.
Fansja: Redon kur do të martohesh?
Redon Makashi: I kam ngel në derë asaj!? Nuk diskutohej që do të ishte kjo pyetje, e prisja. Së shpejti do të martohem.
Aleksandër Gjoka: Në një të ardhme të afërt apo të largët?
Redon Makashi: Të afërt besoj.
Elton Deda: Se një shoku ynë thonë martohu shpejt që të kesh kohë të ndahesh./tvklan