Fadil Berisha flet me fakte, Mirela Nurçe tashmë bashkëpunon me Versace
Fotografi i njohur me famë botërore, Fadil Berisha ka dhënë një lajm të bukur në Instagram për stilisten shqiptare, Mirela Nurce. Në një postim të fundit, ai ka treguar se Nurçe po bashkëpunon me markën Versace. Në foton e postuar nga Fadili, shihet modelja Adrola Dushi, e veshur me pallton e stiluar nga Mirela, ndërsa çanta ishte Versace, e përgatitur për t’u prezantuar në “Fashion 4 Development, Nju Jork. Gjatë eventit u prezantua bashkëpunimi i tetë stilistëve të njohur me tetë stilistëve të rinj nga e gjithë bota. Bashkëpunimi me markën prestigjioze botërore të Donatella Versaces, është vërtet një hap i rëndësishëm në karrierën e Nurçes. Kujtojmë që emri i Mirela Nurces, është bërë i njohur në industrinë botërore të modës. Krijimet dhe koleksionet e saj të veshjeve janë prezantuar shpesh në pasarelat botërore, siç ishte koleksioni i prezantuar në Javën e Modës në Milano në muajin mars. “Tonni’86” titullohej koleksioni dedikuar tërësisht nipit të saj, që ka ndërruar jetë.