Will Smith 50-vjeç, marrëzia që bëri për të festuar ditëlindjen

Will Smith ka festuar kalimin te të 50-at në stilin e tij. “Bungee Jumping” për shumëkënd mund të mos jetë një ide e pëlqyeshme, por të paktën ai nuk do ta harrojë kurrë ditën e tij të madhe. E për më tepër, ajo nuk ishte një hedhje standarde. Ylli i “Hollywood”-it vendosi ta bënte atë jo nga një urë, por nga një helikopter dhe përmbi “Grand Canyon”, nën sytë e familjarëve dhe miqve të ngushtë. Vet Will e ka ndarë çastin në kanalin e tij në “Youtube” dhe pas hedhjes spektakolare, teksa ishte ende i varur duke u lëkundur në ajër, thotë: “Eshtë diçka mes terrorit të pastër dhe ekzaltimit maksimal!” Në fakt, siç e pranon edhe vetë ai, para hedhjes ishte pak nervoz, por gjithçka kaloi shpejt. Bashkëshortja e tij, Jada Pinkett Smith, dhe 3 fëmijët, Trey, Jaden dhe Willow e shihnin me ankth, bashkë me mikun e tij Alfonso Ribeiro, që ka luajtur në rolin e Karltonit te “Princi i Bel Air”-it, shkruan Top Channel. “Bungee Jumping” nga një helikopter përmban një element shtesë rreziku, sepse helikopteri është në lëvizje të vazhdueshme.