“Mund ta marrësh, unë kam mbaruar punë”, Majk mesazh të dashurit të ri të Melita Nushit?

Prej disa kohësh, reperi Majk përflitej se është në një lidhje dashurie me modelen kosovare Melita Nushi. Por pasi lajmi u bë i ditur në media, duket se ishte një ogur jo i mirë për çiftin, pasi ata u ndanë. Majk u pa në shoqërinë e një tjetër bukurosheje në Tiranë dhe kjo e përforcoi edhe më shumë lajmin e ndarjes. Mirëpo nuk kemi përse hamendësojmë më, pasi reperi e ka konfirmuar vetë se i ka dhënë fund lidhjes me modelen. “Dhe siç çdo gjë tjetër në jetë, mund ta marrësh atë pasi unë kam mbaruar punë”, shkruan reperi në “Insta Story”, një mesazh ky i deshifruar në media si përbuzje ndaj modeles, dhe mesazh dhënë të dashurit të saj të ri. Madje, duket se Melita nuk ka pritur aspak për të nisur një lidhje të re sepse bazuar në fjalët e këngëtarit, ajo është në krahët e dikujt tjetër, sipas Icon Style.