Kur dasma organizohet në drekë, nusja dhe dhëndri në ceremoni me syze dielli
Elita Çeku dhe Lorik Pula janë një çift i sapomartuar nga Kosova, që kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve me setin special të fotove gjatë ceremonisë së dasmës që është organizuar në drekë. Jashtë kornizave, me stil unik sipas shijeve të tyre, të rrethuar nga miqtë, ata kanë bërë përshtypje për faktin se nuk i kanë hequr për asnjë moment syzet e diellit. Seti i fotove artistike është realizuar nga fotografi Artan Korenica, i cili aktualisht po punon për spektaklin e ri në “Top Channel” me 12 personazhe të famshëm shqiptarë që po bëjnë karrierë nëpër botë./Story.al