PAPARAZZI/ Shtatë vjet lidhje sekrete, Laura Nezha shopping me bosin nga Tirana

Aktorja dhe këngëtarja, Laura Nezha e ftuar pak muaj më parë në një emision televiziv, tregoi detaje për jetën e saj private. Ajo rrëfeu se ka shtatë vite që është e dashuruar me një biznesmen. Prej vitesh Laura ka mbajtur një lidhje sekrete dhe jashtë vëmendjes së medias, ndërkohë që duket se tashmë ata dalin hapur. Paparazzi i revista “Story” i ka fotografuar në një nga qendrat tregtare të Tiranës, ku mesa duke çifti kishin hyrë për shopping. Po kush është djali simpatik brun në krah të Laurës? Ai është 29 vjeçari Hasan Jero. Mediat e kanë etiketuar si “bosi nga Tirana” pasi zotëron disa prona në qendër të kryeqytetit, ku edhe banon. Në një tjetër intervistë për mediat, Laura është shprehur: “Kemi shtatë vite bashkë. Biznesi nuk është i imi. Është biznesi ynë si çift, pra jemi inisiatorë të kësaj sipërmarrjeje. Nuk dola dhe bëra biznes nga asgjëja”, tregoi ajo. Në lidhje me njohjen ajo ka rrëfyer: “U njohëm nga një miqësi e përbashkët. Nisi si shoqëri në fillim, pastaj mori rrjedhën e vet, që as ne vetë nuk e kuptuam”./Story.al/