Pa photoshop e filtra, Xhesika Polo heq komplekset me bikini pas Ronela Hajatit

Këngëtarja e njohur Xhesika Poli i ka lënë pa fjalë ndjekësit e saj në llogarinë e “Instagram”-it, teksa publikoi një foto me bikini. Xhesika postoi një fotografi ku nuk ka përdorur as “photoshop” dhe as filtra, duke marrë shkas nga kolegia e saj Ronela Hajati, e cila disa ditë më parë publikoi foto me bikini të pamodifikuar, shkruan Panorama Plus. Polo në foto shfaqet me bikini pranë një pishine dhe bashkëngjitur me të shkruan se “askush nuk është perfekt”. “Askush nuk eshte perfekt! Duke u munduar të dukemi sa më idealë për sytë e publikut harrojmë të jemi të vërtetë…Kjo është një foto E VËRTETË. Nuk paska gjë më të bukur se të jesh rehat në lëkurën tënde. (Shtysë për të postuar këtë foto m’u bë Ronela Hajati me postimet e saj të fundit)”, shkruan këngëtarja krahas fotos.