Beatrix Ramosaj lidhje të re me milionerin, këngëtarja nis historinë me Escobars

Beatrix Ramosaj përveç karrierës së saj muzikore është përfolur disa herë në media edhe për jetën e saj private. Së fundmi burime për “Iconstyle” kanë treguar se këtë verë këngëtarja ka nisur një histori dashurie me reperin e njohur, milionerin Escobars. Ata kanë kaluar së bashku pushimet në Shqipëri, dhe këtë e kanë treguar edhe postimet e bëra në rrjetet sociale. Në postimet në ‘Instagramin’ e reperit, Beatrix shfaqet thuajse kudo dhe në një video dëgjohet teksa Escobars e thërret ‘zemër’, ndërsa vazhdimisht e filmon, duke notuar, duke ngrënë apo duke marrë rreze dielli. Escobars është një emër i ri në muzikë dhe karrierën e tij është duke e zhvilluar në Londër, shkruan Ëho.