Modelja e njohur pozon e padepiluar, do të guxonit dhe ju?

Prej disa javësh po qarkullojnë në media disa foto të Bella Thorne, si vajza e cila po thyen tabutë. Modelja e famshme kohët e fundit ka vendosur që të shfaqet në publik e padepiluar. Së fundmi Bella ka pozuar për një set fotografik me qëllim promovimin e linjës më të re të rrobave të banjës së saj, por ajo që menjëherë ra në sy nuk ishin të brendshmet shumëngjyrëshe por sqetullat e saj të padepiluara. E sigurisht që një pjesë e fansave të saj nuk e kanë pritur mirë një gjë të tillë, duke e kritikuar. Por pavarësisht pakënaqësisë te fansat e saj, Bella nuk i ka aspak problem kritikat, ajo do të vazhdojë të bëjë atë që bën gjithmonë shkruan Panorama Plus. Po ju do të guxonit ta provonit këtë trend?