Shkon në klinikën e VIP-ave për të zmadhuar vithet, vdes papritur 29-vjeçarja

Ka humbur jetën në mënyrë tragjike një vajzë e re, vetëm 29-vjeçare, e cila kishte dëshirë të bënte një ndërhyrje estetike në trupin e saj. Leah Cambridge kishte zgjedhur një klinikë te njohur në Izmir për të kryer një operacion për të rrumbullakosur vithet, por nuk ka dalë më e gjallë prej andej. E reja madje kishte paguar edhe 3,000 paund për këtë ndërhyrje. Në faqen zyrtare të klinikës thuhet se aty kanë kryer ndërhyrje shumë yje të televizionit. E sipas “The Sun”, ndërhyrja qe bëhet është shumë e njohur nga femrat që duan një fundshpinë më të dukshme me forma të kolme. Mendohet se komplikacionet për vajzën e re nisën menjëherë sapo nisën proçedurën te Leah. Gjendja e saj u përkeqësua dhe mjekët e infermierët nuk mundën ta shpëtonin nënën e tre djemve nga Leeds. Partneri i saj, Scott Franks tha se është ende duke u përpjekur të gjejë se çfarë ndodhi. “Dua vetëm që e gjithë kjo të jetë një ëndërr e keqe. Dy ditë më parë isha i lumtur, ndërsa tani jam një njeri i thyer dhe kështu do të jem gjithmonë. Jam lënduar shumë dhe ky është vetëm fillimi. Jeta ime është shembur”, u shpreh ai./Panorama Plus.