Joana Grabolli, ish Miss- Universe show me poza hot në Jug, armët joshëse të stomatologes që synon televizionin
Joana Grabolli është 21 vjeçe, fituese e “Miss World Albania”, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Kinë në tetor 2017. Pasi e pamë të ftuar në emisionet sportive ku diskutohej për futbollistët dhe ndeshjet e Kampionatit Botëror, Joana ka realizuar një set fotosh me bikini në plazhet e Jugut. Me format dhe pamjen e latines ajo ka bërë show me pozat e saj hot, ndërsa është kthyer në një prej vajzave më të ndjekura të Instagramit. Synimet e saj janë televizioni ndërkohë që pas studimeve për stomatologji në të ardhmen e sheh veten si një femër të kompletuar e një dentiste shumë të mirë. Panorama Plus ju sjell fotot në plazh të Joanës, një vit pasi fitoi kurorën në “Miss Universe Albania”. E pyetur nga “Panorama Plus” nëse do të linte profesionin e stomatologes për televizionin ajo përgjigjet: “Mendoj më shumë që mund të bëja diçka që ka lidhje me këtë, edhe pa u shkëputur nga puna ose nga shkolla, sepse ato janë primare për mua. Por jam e hapur edhe për eksperienca të reja dhe të rëndësishme, pse jo?” Sa i përket sigurisë që ka në bukurinë e sa ajo shprehet: “Mendoj që te një femër është i rëndësishëm shikimi, por falë Zotit jam me fat që më pëlqen trupi im në çdo detaj. Ndoshta beli pak më shumë”. Po si ishte të fitonte kurorën e “Miss world 2017″? “Të fitosh një garë mendoj është ëndrra e çdo vajze jashtë dhe brenda këtij kompeticioni. Jam rritur në një familje, ku babai më përsëriste shpesh përkëdheljen “mbretëresha e babit”, dhe deri në momentin që u shpalla fituese, doja që ajo kurorë të ishte e imja. Ne jemi një popull i bukur dhe pse jo të mos arrijmë pak më shumë edhe në garat botërore?!”, është shprehur ajo. Nëse i ka ndodhur të jetë pranë djemve të famshëm, dhe si reagojnë ata kur të shohin ajo thotë: “S’e di, ndoshta si të gjithë djemtë e tjerë teksa shohin diçka që u pëlqen(qesh).